spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Lirohen 12 persona të ndaluar, Policia shqiptoi katër tiketa në Mitrovicën e Veriut

12 persona, ku prej tyre dhjetë të mitur, disa orë më parë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi hynë në Mitrovicën e Veriut me vetura dhe flamuj shqiptar, janë liruar.

Kështu ka bërë të ditur zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës, në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani i cili njoftoi se janë shqiptuar gjithsej katër tiketa, ku tri prej tyre për mungesë të patentë shoferit dhe një pasi në një automjet të llojit ‘pickup’ janë hasur më shumë pasagjerë se sa është e lejuar.

“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hyrë në Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njërën veturë kanë qenë pesë të mitur. Në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Pas përfundimit të procedurave tona që të gjithë 12 personat janë liru, ndërsa janë shqiptuar gjithsejt 4 tiketa. 3 për mungesë  të patentë shoferi (2 nga ta të mitur) dhe 1 për më shumë persona në automjet se sa që është e lejuar pra, 7 persona në një ‘pickup’”, ka thënë Elshani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit