Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën e tensionuar në Shqipëri, duke ndarë me ndjekësit e saj pamje nga protesta dhe një mesazh emocional për zhvillimet e fundit.
Përmes një postimi, artistja ka shprehur shqetësimin e saj për situatën, duke iu drejtuar drejtpërdrejt personave të përfshirë me një thirrje për ndaljen e tensioneve.
“O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu”, ka shkruar Fifi.
Reagimi i këngëtares vjen në një kohë kur situata në Shqipëri mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve dhe kanë sjellë pezullimin e aktiviteteve të ndryshme.









