spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Të shtëna me armë në Ferizaj, një i lënduar – arrestohen dy persona

Një incident është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku një person ka marrë lëndimeve trupore pas një konfrontimi fizik mes tre personave, teksa në vendin e ngjarjes u dëgjuan edhe të shtëna me armë.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka bërë të ditur se me të arritur në vendngjarje, Policia ka shoqëruar në stacionin policor dy personat e dyshuar.

Ndërkohë, personi i lënduar është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj pas lëndimeve të marra nga përleshja.

Nga vendi i ngjarjes Policia gjithashtu bëri të ditur se ka sekuestruar një armë zjarri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit