spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Trump në letrën e urimit: Është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej në komunitetin euroatlantik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ia dërgoi Kosovës “urimet më të mira” për 17-vjetorin e pavarësisë, nëpërmjet një letre dërguar presidentes Vjosa Osmani.

Aty, Trump shkruan se ndërsa SHBA punon me fqinjët e Kosovës për ndërtimin e një rajoni më të begatë dhe më të sigurt, Kosova duhet “ta thellojë integrimin e saj në komunitetin euroatlantik”.

Trump theksoi mbështetjen e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmendur angazhimin e SHBA-së për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e presidentit Trump.

Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin Donald Trump për letrën e urimit.

“Falënderoj Presidentin Trump për letrën e urimit për përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit