spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që mbeti i plagosur nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Rasti është konfirmuar nga Policia, ndërsa tashmë është zbuluar edhe identiteti i viktimës.

Gazeta mëson ekskluzivisht se personi që ishte cak i gjuajtjes me armë është 43-vjeçari, Avni Cakolli, i cili po trajtohet në QKUK.

Ndërkaq, personi i dyshuar për plagosjen e 43-vjeçarit tashmë është identifikuar nga Policia e Kosovës.

Hetimet në lidhje me këtë rast kanë filluar, ndërsa po punohet në drejtim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar.

Nga Policia kanë bërë të ditur procedurat e ekzaminimit të vendngjarjes po vazhdojnë, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit