spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Veteranët e bojkotojnë qeverinë në festën e pavarësisë, avokati Halilaj ‘shpërthen’ – ka një pyetje publike

Kryesia e Veteranëve të Luftës së OVL UÇK-së ka vendosur sot të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar ashpër avokati Gazmend Halilaj, njëherësh edhe veteran i UÇK-së.

Halilaj në një postim në Facebook, e cilësoi këtë si vendim të gërrditshëm, duke pyetur se “pse nuk i bojkotuan qeveritë, kur vareshin nga Lista Srpska, Rakiqi e Radoiçiqi?”

Shkrimi i plotë

E bashkë që e paskan marrë vendim me bojkotu Qeverinë, unë do të marr pjesë si veteran me ID#0665.

Si veteran që kam qëndrue deri në ditën e fundit…

Do të marrë pjesë në çdo organizim që bën Qeveria Kurti, si Qeveri puro-shqiptare.

Pse nuk i bojkotuan qeveritë, kur vareshin nga Lista Srpska, Rakiqi e Radoiçiqi?

Vendim i gërrditshëm, sikurse shumë vendime tjera….O Zot.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit