spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

OVL e UÇK-së merr vendim që të mos ketë asnjë bashkëpunim me Qeverinë për festën e Pavarësisë

Kryesia e OVL-UÇK-së ka mbajtur mbledhje, ku është vendosur se nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës lidhur me 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ky vendim vjen, pasi sipas tyre, Qeveria aktuale nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë e saj që të bashkëpunojnë me OVL-UÇK-në.

“Duke e parë të arsyeshme se kjo Qeveri ka qenë një nga Qeveritë që ka shkelur të drejtën tonën, ne si OVL e UÇK-së do të organizohemi me degët tona në çdo Komunë të Kosovës që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike në mënyrë të organizuat nga Kryesia e OVL-UÇK-së dhe degët tona ti festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtar të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit