spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Grabitje në marketin ‘Nina’ në lagjen Dardania, hajni i armatosur merr qindra euro dhe zhduket

Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët, ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Vjedhjet e grabitjet shpesh kryhen edhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit ose mjeteve të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme te minimarketi ‘Nina’ në lagjen Dardania, ku u krye grabitje e armatosur.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë gjithë pazarin ditor, rreth 300 euro dhe të ikë nga vendi i ngjarjes.

Rasti u raportua nga punëtorja e marketit, e cila kërkoi ndihmën e Policisë.

Si rezultat, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e hajnit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit