spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Rama shkon në Durrës, do të vizitojë në paraburgim Erion Veliajn

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit, teksa ABC News mëson se do të mbërrijë në orën 13:00.

Rama do të shkojë në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transportua sot nga blloku i sigurisë në Tiranë.

Në seancën e zhvilluar të mërkurën, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Masa “arrest në burg” u la në fuqi edhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.

Bëhet fjalë për biznesmenët që dyshohet se kanë përfituar tendera në mënyrë korruptive nga Bashkia e Tiranës mes të cilëve, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Gjatë seancës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kundërshtuar gjetjet e prokurorit Dado në ngarkim të tij, ndërsa ka akuzuar këtë të fundit se është në konflikt interesi me të.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, citohet të ketë thënë kryebashkiaku Erion Veliaj në seancë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit