Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodh sot në Skenderaj. Atje raportohet se ka vdekur një person pas të shtënave me armë, raporton GazetaKosova.net
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën, Avdyl Azizhoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.
Ai ka njoftuar se rasti ka ndodh në shesh të Skenderajt, ndërsa për rastin dyshohet një person.
“Vrasja ka ndodh në shesh të Skenderajt, për rastin është një i dyshuar – ende nuk dihen motivet – sepse edhe ne jemi duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Azizhoxha.
Siç merr vesh Gazeta nga burimet e saja, i vrarë ka mbetur Ismet Ibishi, ndërsa i dyshuar për rastin është Hisni Ibishi, i cili është në arrati.
Siç ka mësuar Gazeta thuhet se deri te vrasja erdhi si shkak i një konflikti pronësor dhe se viktima dhe dorasi janë nga fshati Klinë e Ulët.






