spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Video/ Avionët privatë të këngëtarit Vince Neil dhe aktorit Vince Vaughn përplasen me njëri tjetrin në aeroport

Një aksident ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë herë në një aeroport rajonal në Arizona, ku dy avionë privatë janë përplasur në pistë, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur tre të tjerë. Sipas informacioneve, avioni i përkiste këngëtarit të Mötley Crüe, Vince Neil dhe aktorit Vince Vaughn.

Videot që qarkullojnë në internet kapin momentin kur avioni Learjet 35A i Vince Neil rrëshqet nga pista në aeroportin Scottsdale dhe përplaset me një Gulfstream 200 të parkuar, në pronësi të Vince Vaughn. Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Scottsdale, Dave Folio, konfirmoi se një person kishte vdekur, duke shtuar se forcat e shpëtimit po punonin ende për të çliruar një person nga rrënojat. Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë janë dërguar në spital.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) tha se Learjet doli nga pista gjatë uljes dhe u përplas në Gulfstream të parkuar. Vince Neil nuk ishte në bordin e avionit të tij në momentin e rrëzimit, por partnerja e tij, Raine Andreani, ishte mes të plagosurve dhe u dërgua në spital. Raine Andreani, 43 vjeç, partnerja e këngëtarit 64-vjeçar, si dhe shoqja e saj Ashley, i mbijetuan përplasjes dhe u dërguan me urgjencë në kujdesin mjekësor.

Raine Andreani pësoi thyerje të pesë brinjëve, ndërsa qentë në bordin e avionit i shpëtuan përplasjes të padëmtuara. Grupi konfirmoi vdekjen e pilotit përmes një deklarate në Twitter, duke theksuar se ata do të kontribuojnë në mbështetjen e familjes së tij.  FAA ka nisur një hetim për rrethanat e tragjedisë, ndërsa operacionet në aeroportin Scottsdale janë pezulluar përkohësisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit