Përfundon protesta në Prishtinë, mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së nisin të shpërndahen

Mijëra qytetarë që u mblodhën të enjten në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, kanë nisur të shpërndahen.

Protesta u mbajt një ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për akuza për krime lufte dhe u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim.

Gjatë protestës, qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa në skenë dhe para protestuesve folën edhe figura politike dhe familjarë të ish-krerëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit