spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çdo abuzim apo keqpërdorim të votave, pas rënies së ueb faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve.

Kështu bëri të ditur Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prishtinës.

Në një përgjigje Zyra për Komunikim Publik e Prokurorisë Themelore në Prishtinë konfirmoi mëngjesin e së martë se tashmë po trajtohet çështja në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së ueb-faqes së KQZ-së”, tha Gashi.

Ndryshe, në mbrëmjen e 9 shkurtit, në ditën e zgjedhjeve janë hasur probleme në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit