Pas daljes nga Big Brother, për shkak të shuplakës që i dha Gjestit, G Bani u shfaq vetëm në Fan Club, ku dha një intervistë menjëherë pas daljes dhe ‘u zhduk’ nga ‘qarkullimi’, duke çaktivizuar edhe profilin e tij në Instagram.
Pas intervistës në Wake Up që dha miku i tij i ngushtë, dyshimet se ku mund të kishte ‘përfunduar’ reperi u shtuan, pasi edhe Gjyshi (pseudonimi i shokut të tij) rrëfeu se ai kishte bërë vetëm një telefonatë me familjen, ku i kishte thënë se kishte nevojë të pushonte dhe askush nuk e dinte se ku mund të ishte.
Por në një faqe Instagrami, G Bani ka dhënë një ‘mini-intervistë’, ku ka rrëfyer diçka më shumë edhe lidhur me përjashtimin e tij
Si je?
G Bani: Jam mirë
Pse ike nga loja?
G Bani: Nga cila lojë?
Nga Big Brother Vip
G Bani: Nga Big Brother nuk ika, por më hoqën, më përjashtuan
Pse?
G Bani: Më përjashtuan sepse godita një banor tjetër
Të erdhi turp që godite një banor tjetër?
G Bani: Kur e godita nuk më erdhi, tani kam pak turp para njerëzve që më pëlqenin dhe që i preva në besë, para atij banori jo, nuk kisha dhe nuk kam turp
Po tani, si ndihesh?
G Bani Tani ndihem…nuk e di akoma si ndihem
Me një fëmijë të vogël në prehër, G Bani duket se ndodhet në një ambient familjar, ku nuk përjashtohet mundësia që të jetë rikthyer në shtëpinë e tij, pranë njerëzve të afërt.






