Me mbylljen e profilit të Instagramit, u duk se G Bani nuk donte të kishte të bënte fare me komentet për të, apo gjithçka kishte ndodhur në Big Brother. Ai foli në Fun Club pasi u largua nga shtëpia dhe më pas, hapi i radhës, ishte çaktivizimi i llogarisë së tij të Instagramit.
Por i ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ishte shoku i tij, i cili njihet si Gjyshi +355 (presupozohet të jetë emër arti ky).
Gjyshi tregoi se telefonata e parë e G Banit ishte me familjen e tij, ku u kishte thënë se ishte mirë dhe do pushonte disa ditë.
‘Po, një telefonatë vetëm me familjen dhe unë isha me ta, me vëllain dhe tha: ‘do shkoj të pushoj flasim me vonë’. Thjesht folën si mama-bir dhe baba-bir, nuk folën shumë gjëra, ne çunave na ka bërë krenar, tha vetëm që ‘do shkoj të pushoj’, nuk tha gjëra të tjera mesa di unë -tha shoku i G Banit.
Ndër të tjera, Gjyshi tha: G Bani nuk luftoi për garë, por për dinjitet.
I pyetur për incidenitn me Gjestin, Gjyshi tha: Kur u përjashtu G Bani, u fol vetëm për pasojën por jo për shkakun, që ishte Gjesti. Ai është aty vërdallë, nuk është zhdukur, por ka nevojë për qetësi në këto momente.






