Ish-banora e Big Brother Kosova, njëkohësisht ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu ishte e ftuar ditën e djeshme në studion e “Fan Club”. Ndër shumë gjëra të tjera, ajo është pyetur edhe për marrëdhënien me Eglin, jashtë shtëpisë. Nëse të dyja vajzat njiheshin më herët.
“Nuk e njoh personalisht, por kur duhej të merrja pjesë në një videoklip do merrte pjesë edhe ajo dhe unë nuk doja të isha me atë por vetëm unë. Nuk e njihja fare si fytyrë, nuk kam pasur kontakte kurrë”, tha Xheneta.
Heidi i rikujtoi asaj një postim të vetin:
“Ti mund të kopjosh sa të duash, gjithnjë do jesh një hap prapa”, postimi yt në rrjete sociale kujt i referohet?”
Xheneta:
Kujt i ka dhimbt, nuk e di. Kujt i dhemb le ta mbaj.
Heidi: A ia uron fitoren Gjestit?
Xheneta: Po, pse jo? Nëse e meriton dhe publiku e voton, pse jo?! Nuk po e shoh shumë Big-un sepse kam shumë angazhime dhe nuk e di se kush e meriton. Nëse ai e meriton dhe po bën lojë, pse mos ta fitojë? Unë kam pasur shumë momente të mira e të këqija me Gjestin dhe brenda Big-ut ka qenë personi më i afërt i imi.






