spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Numërohen mbi 99 përqind e votave: VV ndër 41%, PDK ngritet pak, AAK mbetet në përqindjen e njejtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet, pas numërimit të 99.09 përqind e votave.

Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.81 përqind, PDK e dyta me 22.16 përqind (më herët kishte 22.06%), LDK e treta me 17.60 përqind dhe AAK me 7.46 përqind.

Këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Aktualisht kanë mbetur pa u numëruar edhe 23 vendvotime për të përfunduar i gjithë procesi i numërimit.

Votat e kandidatëve do të fillojnë të numërohen nesër, kur edhe do të bëhet verifikimi i rezultateve të partive.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, kanë sqaruar nga KQZ.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit