Gati 90% të votave janë numëruar dhe nga këto rezultate del se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me 41.07 për qind apo 308.572 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ky rezultat preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 88.99 për qind të vendvotimeve.
Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.








