spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Detaje nga arrestimi i Fikrim Damkës: Kryetari i partisë turke ndalohet për 48 orë

Gazeta raportoi sot ekskluzivisht se ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe nipi i tij, Fuat Damka, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, si të dyshuar për kanosje dhe sulm. Motivi i rastit dyshohet se lidhet me procesin zgjedhor, për çka tashmë ka nisur hetimi i Policisë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Damka, i cili është kryetar i partisë turke KDTP dhe nipi Fuadi, u arrestuan pasi dyshohen se kërcënuan dhe sulmuan dy persona të tjerë, te një parking në Prizren.

Ndaj tyre, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit dhe si rezultat, të njëjtit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Bazuar në informacione e para, Damka dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.

Rasti ka ndodhur në afërsi të një parkingu dhe motivi lidhet procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura dje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit