spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Prokuroria Speciale urdhëron hetime për ndërhyrje në faqen e KQZ-së

Prokuroria Speciale ka urdhëruar hetime për ndërhyrje në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burime nga hetuesia kanë thënë se është zbuluar një sulm me qëllim që të shkaktohet huti dhe tjetërsim i rezultateve.

Faqja e KQZ-së është jashtë funksionit për më shumë se 1 orë pasi nisën të dalin rezultate të dyshimta dhe në përqindje të madhe në Pejë dhe në Podujevë.

Sipas rezultateve të publikuara në uebfaqen e KQZ-së rreth orës 21:00, Vetëvendosje rezultonte të ketë fituar mbi 100 mijë vota në Pejë, që teknikisht është e pamundur.

Në Pejë, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje doli me 95 për qind të votave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit