spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Manipulim politik dhe trushpëlarje elektorale – Petkoviq ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

Deklaratat e fundit të Petar Petkoviqit, drejtorit të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë”, përfaqësojnë një përpjekje të hapur për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës. Këto deklarata synojnë krijimin e një narrative të rreme me qëllim mobilizimin politik të serbëve në Kosovë, përmes frikës dhe manipulimit. Kjo strategji e njohur është përdorur vazhdimisht nga Beogradi për të mbajtur nën kontroll komunitetin serb, duke e shfrytëzuar atë si instrument politik dhe jo si qytetarë të lirë me të drejta të plota demokratike, shkruan GazetaKosova.net

Petkoviqi ka pretenduar se “Prishtina ka plasuar lajme të rreme” lidhur me transportin e serbëve të zhvendosur për të votuar, por këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të krijuar një imazh viktimizues dhe për të forcuar ndikimin e Beogradit mbi procesin zgjedhor në Kosovë. Në vend që të mbështesë një proces të lirë dhe demokratik, Serbia vazhdon të organizojë dhe diktojë votën e serbëve përmes mekanizmave të saj politikë, duke shkelur parimet bazë të demokracisë.

Më tej, pohimi se Beogradi ka marrë “garanci nga komuniteti ndërkombëtar” për pjesëmarrjen e serbëve të zhvendosur në votime tregon se Serbia ende e trajton Kosovën si pjesë të saj dhe jo si një shtet të pavarur me proces demokratik sovran. Ndërhyrjet e tilla minojnë përfaqësimin e drejtë të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar se ky manipulim politik është pjesë e një strategjie më të gjerë të Beogradit për të mbajtur nën kontroll komunitetin serb dhe për të ndikuar në zhvillimet politike në Kosovë. Ai ka theksuar se Kosova duhet të mbrojë integritetin e zgjedhjeve të saj dhe të sigurojë që të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, të kenë të drejtën e votës së lirë dhe të pa ndikuar nga faktorë të jashtëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit