spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

I boshatisur si asnjëherë më parë, Santorini “braktiset” prej frikës nga tërmetet

Santorini është braktisur nga mijëra banorë, punëtorë dhe vizitorë, të cilët u larguan nga frika e një shpërthimi më të madh të tërmeteve.

Nga e diela deri të martën, mbi 9500 persona janë nisur vetëm nga deti, siç njoftoi më herët Ministria e Transportit.

Kështu, rrugicat në ishull janë bosh, dyqanet kanë grilat e tyre dhe ka shumë pak njerëz që lëvizin në hapësira të hapura.

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 17:58 nga rrjeti sizmologjik i Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, me epiqendër në zonën detare, 13 kilometra në jug-jugperëndim të Amorgos.

Përafërsisht 20 minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua me epiqendër 15 kilometra në jug të Arkesinit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit