spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Mustafa: LDK-ja e vetmja parti me plan për të ardhmen e Kosovës

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka theksuar se zgjedhjet e 9 shkurtit janë vendimtare për qytetarët, si dhe ka ftuar qytetarët të shkojnë në tubime të LDK-së dhe të bisedojnë me kandidatë për deputetë të kësaj partie.

“Ju mund të bisedoni me familjarët tuaj, miqtë tuaj, fëmijët tuaj e prindërit tuaj dhe t’u tregoni atyre pse votimi për LDK-në është mënyra e vetme për të sjellë ndryshimin në Kosovë. Ndryshimin që do të vijë për shkak të udhëheqjes së Lumirit dhe ekipit që ka LDK-ja”, ka deklaruar Mustafa.

Në konferencë për media, Mustafa ka thënë se nëse nuk mund të përmenden më shumë se dy projekte që ka realizuar kjo qeveri e VV-së në këto katër vjet, atëherë kuptohet shumë mirë, sipas tij pse këto zgjedhje janë vendimtare.

“Nëse ndjeni në xhepin e familjes suaj rritjen e çmimeve të produkteve bazike, nëse nuk e duroni dot faktin që fëmijët tuaj po largohen sepse nuk ka perspektivë të qëndrueshme për ta, nëse nuk mund të përmendni më shumë se dy projekte që ka realizuar kjo qeveri e VV-së në këto katër vjet, ose nëse si nëna doni të gjeni një vend pune, por nuk mundeni sepse kjo qeveri nuk arriti të zbatojë një program gjithëditor në shkollat e fëmijëve tuaj, atëherë e kuptoni shumë mirë pse këto zgjedhje janë vendimtare”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se shumë njerëz e pyesin se çfarë mund të bëjnë më shumë për të na ndihmuar të sjellim ndryshim.

“Ndryshimin që do të vijë për shkak të udhëheqjes së Lumirit. Ndryshimin që do të vijë për shkak të ekipit që ka LDK-ja. Sepse LDK-ja është e vetmja parti me program, e vetmja parti me plan për të ardhmen e Kosovës dhe me aftësi për ta realizuar atë plan. Andaj, ju bëj thirrje të bisedoni me familjarët tuaj, me miqtë, me fëmijët e me prindërit tuaj. Bindini ata që me 9 shkurt të votojnë 124 – LDK, që të vije ndryshimi”, ka deklaruar Mustafa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit