Evropa të mërkurën përjeton eklipsin e parë total diellor pas gati tri dekadash

Disa pjesë të Evropës do të përjetojnë një fenomen të rrallë qiellor këtë të mërkurë, kur Hëna do të kalojë mes Tokës dhe Diellit, duke bllokuar përkohësisht dritën e tij.

Për pak minuta, në zonat ku eklipsi do të jetë total, dita do të errësohet sikur të ishte natë.

Sipas NASA-s, eklipsi do të jetë i dukshëm në disa pjesë të Grenlandës, Islandës, Rusisë veriore, Spanjës dhe në një zonë të vogël të Portugalisë.

Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor i dukshëm nga Evropa që nga viti 1999, kur një fenomen i tillë ishte parë në pjesën më të madhe të Cornwall-it dhe Devon-it në Angli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit