spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Dështon të fillojë gjykimi ndaj Nagip Krasniqit dhe të tjerëve për keqpërdorimet në KEK

Seanca e shqyrtimit fillestar në rastin ku po akuzohet ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, e paraparë të mbahet sot, është shtyrë për shkak se njëri nga të akuzuarit ka munguar.

Data tjetër e caktuar është 7 shkurti, nga ora 09:30.

Nagip Krasniqi po akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2024 njoftoi se ka ngritur aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut dhe dy personave të tjerë.

Ata akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit