spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Bernardi ‘ndez’ rrjetin me deklaratën e fundit: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Bernardi është banori i radhës që u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai ka qenë i ftuar në Fan Club, ku ka folur për gjithë lojën brenda dhe për arsyen e largimit.

I njëjti madje ka bërë një deklaratë të fortë për tre konkurrentë që ndodhen brenda.

Ish-banori thekson se Jozi, Klajdi dhe Laerti kanë pikëpyetje sa i përket orientimit të tyre seksual.

Pjesë nga biseda në studio:

Bernardi: Unë kam bërë thjeshtë atë që tre djem të tjerë në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk kanë guxim ta bëjnë.

Heidi Baci: Cilët janë këta tre djemë të tjerë?

Bernardi: Klajdi, Jozi dhe Laerti.

Heidi Baci: Ti po thua që Klajdi, Jozi dhe Laerti janë homoseksualë?

Bernardi: Nuk po them atë, por e di që kanë disa pikëpyetje në vetvete dhe është në lidhje me orientimin e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit