Media kroate befason për Granit Xhakën dhe gruan e tij

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, prej vitesh shfaq lidership në fushën e blertë, por jashtë futbollit forca e tij më e madhe vjen nga familja.

“Së bashku me bashkëshorten e tij, Leonita Xhaka, ai ka ndërtuar një jetë të qëndrueshme familjare, e cila shpesh mbetet në hije të sukseseve sportive.

Granit Xhaka, kapiten i Zvicrës në Kampionatin Botëror, mbështetjen më të madhe jashtë fushës e gjen te Leonita, influencuese me prejardhje nga Kosova dhe nëna e tri vajzave të tyre. Njëri prej futbollistëve më me përvojë të Zvicrës, krahas karrierës së suksesshme sportive, ka krijuar edhe një familje të fortë dhe të lumtur”, ka shkruar mediumi kroat “Tportal”.

“Leonita, me mbiemrin e vajzërisë Lekaj, njihet për pasionin e saj ndaj modës dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta familjare, udhëtimet dhe përkrahjen që i jep bashkëshortit nga tribunat.

Çifti u njoh në vitin 2015, në kohën kur Xhaka luante për Borussia Mönchengladbach. Dy vite më vonë, në korrik të vitit 2017, ata kurorëzuan dashurinë me martesë.

Që atëherë, Leonita ka qenë pranë Granitit në çdo hap të karrierës së tij, duke e mbështetur gjatë aventurave te Arsenal, Bayer Leverkusen dhe tani te Sunderland”, ka shkruar media kroate.

“Leonita shpesh shihet në tribunat e ndeshjeve të mëdha, duke bërë tifo për bashkëshortin, ndërsa kujdeset edhe për tri vajzat e tyre: Ayana, Laneya dhe Neyana.

Historia e tyre lidhet ngushtë edhe me rrugëtimin e Granitit. Prindërit e tij emigruan në Zvicër në fillim të viteve ’90 si refugjatë shqiptarë. Graniti dhe vëllai i tij më i madh, Taulant Xhaka, u rritën në Basel, ku futbolli u bë rruga që i çoi drejt suksesit.

Një moment i veçantë për familjen Xhaka ishte gjatë UEFA Euro 2016, kur dy vëllezërit u përballën në fushë si kundërshtarë: Graniti me fanellën e Zvicrës dhe Taulanti me atë të Shqipërisë. Ishte një ngjarje historike dhe emocionale, jo vetëm për familjen Xhaka, por edhe për mbarë shqiptarët”, ka shkruar media kroate.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit