spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tahiri e quan babë Rugovën e legjendë Thaçin

Labinot Tahiri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtar i njohur, ka shkruar një status, në të cilin ka lavdëruar dy ish-udhëheqësit e Kosovës, presidentin historik Ibrahim Rugovën dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Të parin, pra Rugovën e ka quajtur “babë”, ndërsa Thaçin “legjendë”.

Në këtë shkrim, Tahiri ka pasur shumë kritika ndaj politikës aktuale për raportet me miqtë e Kosovës.

“Faleminderit, legjenda e shqiptarisë dhe udhëheqësi më paqësor në botë,

Ibrahim Rugova, që na i rregullove marrëdhëniet me Amerikën dhe botën ndërkombëtare deri te Pavarësia e Kosovës, në kohët dhe ditët më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës. 

Ruani raportet me miqtë tanë, ashtu siç na i la baba Rugovë e që më pastaj, Legjenda Hashim Thaqi i ruajti raportet me nderkombetar pavaresisht fushatave dhe qeverisjes se brendshme që ai bente në Kosovë, ai i rujti teper mirë ato raporte sepse pa miq shteti nuk mbahet dhe nuk perparon. 

Politikën në Kosovë jeni duke e bërë vetëm për 5 minuta ditore dhe, pa dyshim, ajo po del shumë e dështuar” – ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit