Një aksion policor është zhvilluar sonte në Fushë-Kosovë, ku forca të shumta të Njësive Speciale të Policisë, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore janë parë në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF).
Gjatë operacionit, një person nga komuniteti serb, pasi dyshohet se kishte kërcënuar banorët se do t’i hidhte në erë.
Gazeta ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione lidhur me aksionin dhe arsyet që çuan në ndërhyrje, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.








