spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Pamje nga vendi i vrasjes me armë zjarri në Kamëz, 48-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës; zbardhet emri

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz.

Mësohet se rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.

Policia bën me dije se shtetasi Lulzim Visha, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

‘Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.’, njofton policia.

Dyshohet për një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë, 48-vjeçari dyshohet se ka qenë person që ka pasur probleme.

Siç bëhet me dije, vëllai i Lulzim Vishës, ka vrarë një person para disa vitesh. Ndërkohë po pyeten familjarë për të sqaruar dyshimet paraprake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit