spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Murati në Ferizaj: Futen në pullaz dhe vjedhin 30 mijë € të fshehura në kavanozë 

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur në familjen Murati në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë ditën e djeshme dhe e ka denoncuar vjedhjen që ndodhi në shtëpinë e tyre.

Në shtëpinë e familjes Murati, hajnat kanë arritur të depërtojnë në pullaz – ku pronari kishte lënë një shumë jo fort të vogël parash.

Bazuar në dëshminë e tij, bëhet fjalë për hiç më pak se 30 mijë euro para të gatshme – që pronari i shtëpisë i kishte fshehur në kavanozë.

Viktima nuk ka ngritur dyshime se kush mund te jenë personat që ia vodhën paratë, por ka kërkuar ndihmë. 

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit