Pasi Naim Murseli i kërkoi Apelit që t’ia zbusë dënimin, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Pasi Naim Murseli i kërkoi Apelit t’ia zbusë dënimin, reagon vëllai i Liridona AFamilja e Liridona Ademajt kundërshton fuqishëm çdo mundësi për uljen e dënimit ndaj Naim Murselit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të bashkëshortes së tij.

Në një prononcim, vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj, kërkesën e Murselit për zbutje dënimi e ka cilësuar si të padrejtë dhe kontradiktore. Sipas tij, kjo kërkesë bie ndesh me vetë sjelljen e të dënuarit gjatë procesit gjyqësor, pasi ai për tri vite me radhë nuk e ka pranuar fajësinë.

“Kërkesa e tij automatikisht bie në kundërshtim me veten e vet. Kur për 3 vite me radhë asnjëherë nuk e ka pranuar fajësinë, tash pas vendimit të gjykatës i ka rënë ndërmend të kërkojë ulje dënimi”, është shprehur Ademaj.


Më tej, ai ka bërë të ditur se familja e tyre kërkon vendosmërisht që dënimi me burgim të përjetshëm të mbetet në fuqi dhe të konfirmohet në të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.

“Pra pajtohet me dënim, por kërkon ulje. Nuk ka asnjë arsye as asnjë keqardhje për një kriminel të llojit të tij të ketë dënim më të ulët, prandaj familja qëndrojmë pranë kërkesës sonë që ai dënim të jetë i plotfuqishëm në të gjitha shkallët e gjykatave”, ka thënë ai.

Ademaj thotë se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të dëshmuar përfshirjen e të dënuarve në vrasjen e motrës së tij, Liridona Ademajt, e cila, u krye në praninë e fëmijëve.


“Ka prova të mjaftueshme dhe video të mjaftueshme që këta 3 kriminelë e kanë kryer këtë vrasje makabre në prezencë të fëmijëve”, është shprehur Ademaj.

Ai ka bërë thirrje që rasti të trajtohet me seriozitet, duke theksuar se vendimi gjyqësor duhet të shërbejë edhe si mesazh kundër dhunës dhe krimeve ndaj grave.


“Prandaj duhet të jemi shumë të vëmendshëm sepse ky dënim shkon për të gjithë ata kriminelë që tentojnë të bëjnë një krim dhe të ngrenë duart mbi nënat dhe motrat tona”, ka theksuar ai.

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka bërë të ditur se familja, përmes avokatit të saj, Leutrim Syla, ka kërkuar që edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm, duke pretenduar se ai kishte rol aktiv në rast.

“Ne si familje përmes avokatit tonë Leutrim Syla kemi kërkuar që edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me të njëjtin dënim si këta, sepse kishte rol aktiv dhe vazhdimisht jepte koordinata në vrasjen e Liridonës”, ka vlersuar Ademaj.

Seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit kundër aktgjykimit të shkallës së parë, është caktuar të mbahet më 29 tetor, në orën 09:50.

Në ankesën e dorëzuar nga mbrojtja e tij kërkohet prishja e aktgjykimit ose shqiptimi i një dënimi më të butë. Avokatët pretendojnë se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive, si dhe kanë ngritur pretendime lidhur me marrjen në pyetje të Murselit nga policia dhe mospranimin e disa propozimeve të mbrojtjes.

Gjykata e Apelit pritet t’i shqyrtojë pretendimet e paraqitura në ankesë dhe të vendosë për çështjen në kuadër të kompetencave të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit