Nënkryetari Arian Tahiri ka dhënë lajmin e mirë për këtë fundvit.
Ai përmes një postimi ka njoftuar se Komuna e Mitrovicës ka fituar grantin mbi 742 mijë euro falë përformancës së mirë.
Sipas njoftimit ky grant planifikohet të përdoret për projekte kapitale
Postimi i plotë:
Një lajm i mirë për fundvit: kemi fituar grantin prej 742 mijë eurove!
Sot kam nënshkruar pranimin e grantit që e fituam falë përformancës së qeverisjes.
Vlera e këtij granti është 742 mijë e 703 euro, të cilin do ta përdorim për projekte kapitale.






