spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tërnava priti sot në BIK Kurtin, Haxhiun e Çekun

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohej nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, Tërnava dhe Kurti biseduan për tema të ndryshme, përfshirë këtu rolin e komuniteteve fetare në forcimin e vlerave shoqërore dhe promovimin e tolerancës ndërfetare.

Myftiu Tërnava me këtë rast theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Kosovës, duke potencuar kështu rolin konstruktiv të Bashkësisë Islame të Kosovës në krijimin e një shoqërie edhe më tolerante. Ai në veçanti u ndal te ruajtja e trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare në Kosovë, ku falënderoi Ministrinë e Kulturës për renovimin e disa xhamive, si dhe për gatishmërinë për renovimin e 15 xhamive të tjera të vjetra.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në ruajtjen e harmonisë fetare dhe kombëtare. Ai ritheksoi angazhimin e qeverisë për të mbështetur të gjitha komunitetet fetare në vend, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit