Mbetet ende enigmë shkaku i rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, teksa ekspertët kanë vënë në dyshim se sa ndikim mund të ketë pasur një goditje zogjsh në rrëzimin e fluturimit Jeju Air.
Zyrtarët raportuan se brenda pak minutash kulla e kontrollit lëshoi një paralajmërim për goditjen e shpendëve.
“Në këtë pikë ka shumë më tepër pyetje sesa ne kemi përgjigje. Pse avioni po shkonte kaq shpejt? Pse nuk ishin hapur kapakët? Pse pajisjet e uljes nuk ishin ulur?” tha Gregory Alegi, një ekspert i aviacionit dhe ish-mësues në akademinë e forcave ajrore të Italisë.
Christian Beckert, një ekspert i sigurisë së fluturimit dhe pilot i Lufthansa, tha se pamjet sugjeronin se shumica e sistemeve të frenimit të avionit nuk ishin aktivizuar, duke krijuar një “problem të madh” dhe një ulje të shpejtë.
“Është me të vërtetë, me të vërtetë shumë e rrallë dhe shumë e pazakontë të mos ulësh marshin sepse ka sisteme të pavarura ku mund ta ulim marshin me një sistem alternativ. Një goditje zogu nuk kishte gjasa të kishte dëmtuar pajisjen e uljes ndërsa ishte ende lart, dhe nëse do të kishte ndodhur kur ishte ulur, do të kishte qenë e vështirë të ngrihej përsëri”, tha ai.









