Detaje të reja nga sulmi terrorist në Gjermani, mes viktimave edhe një fëmijë; autori, mjek nga Arabia Saudite!

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi i tmerrshëm i ndodhru mbrëmjen e sotme në Gjermani, në një treg krishtlindjesh në Magdeburg.

Sipas informacioneve nga autoritetet gjermane, mësohet se autori është një 50-vjeçar nga Arabia Saudite, i cili ishte me profesion mjek. I dyshuari i arrestuar në Magdeburg nuk njihej si islamist ekstremist nga autoritetet gjermane. Ndërkohë që motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, por pritet që autori të merret në pyetje nga policia.

Sa i takon numrit të viktimave, mësohet se mes 2 të vrarëve është raportuar edhe për një fëmijë që ka mbetur viktimë e sulmit terrorist.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina u fut direkt në turmë në drejtim të bashkisë. Sipas policisë, BMW-ja ka kaluar 400 metra mbi tregun e Krishtlindjeve, duke marrë përpara njerëzit.

Policia lokale e Magdeburg dyshon se mund të ketë pajisje shpërthyese në mjetin që kaloi nëpër tregun e Krishtlindjeve. Për shkak të këtyre spekulimeve, policia ka rrethuar dhe evakuuar zonën ku ka ndodhur ngjarja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit