Haradinaj: Deklarata e Kuvendit do të kishte kuptim nëse miratohet ligji për zhbërjen e Gjykatës Speciale këtë javë

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e miratuar në Kuvend për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Haradinaj e ka cilësuar si të vonuar deklaratën e Kuvendit, duke thënë se ajo është miratuar 13 ditë pas vendimit dënues.

Sipas tij, deklarata do të merrte kuptim vetëm nëse gjatë kësaj jave Kuvendi do të miratonte një ligj për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.


“Kjo deklaratë e stërvonuar, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji i cili e zhbën Gjykatën Speciale. Të gjitha të tjerat, përfshirë edhe takimet e errëta, janë thjesht kalkulime politike”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar edhe diskutimin për lartësinë e dënimeve, duke thënë se qasja “dënim i rëndë apo dënim i lehtë” nuk përputhet, sipas tij, me qëndrimin e qytetarëve shqiptarë që kanë protestuar në vende të ndryshme.

“Logjika e kontestimit të lartësisë së dënimit ‘dënim i rëndë apo dënim i lehtë’ nuk përkon me kombin shqiptar, i cili është ngritur në këmbë në të gjitha sheshet e botës, me të vetmen thirrje: JO NË EMRIN TIM”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit