Flaka në fabrikën e mishit, Policia tregon çfarë dëme janë shkaktuar

Në mëngjesin e hershëm ka marrë flakë fabrika e mishit “Apetit” në Milloshevë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodh pas orës 05:00 të mëngjesit.

Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.

Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar deri tek zjarri në këtë fabrikë, ndërsa tashmë rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Prishtinës.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit