Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e artistes.
Në një mesazh drejtuar Mira Kazhanit ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.
“Përshëndetje Zonja Mira. Unë jam familjare e Parashqevise. Ne kemi vite qe i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është qe ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe si pasoje nuk është shume e kthjellet.
Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdoje jetesën ne Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.
Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falënderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë”, shkruan ajo.











