Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës një prej krimeve që u mbajt gjatë në heshtje

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se dhuna seksuale gjatë luftës ishte një prej krimeve që u mbajt shumë gjatë në heshtje.

Komentet ajo i bëri në konferencën e cila u mbajt me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt: “Së bashku për njohje dhe mbështetje”.


Në fjalën e saj para pjesëmarrësve të kësaj konference, ajo theksoi se në Kosovën e pasluftës, shumë gjëra u numëruan: shtëpitë e djegura, masakrat, njerëzit e vrarë, të pagjeturit, dëmet, varret, kolonat e gjata, u numërua ajo që shihej, por sipas saj, ajo që kishte mbetur brenda njeriut, mbeti pa emër dhe pa vend në rrëfimin tonë publik.

“Dhuna seksuale gjatë luftës ishte një prej krimeve që u mbajt shumë gjatë në heshtje. U bë strehë për një dhimbje që njeriu e mban me vete, edhe kur mbaron lufta. Për këtë krim, fjala erdhi vonë ngase rrethohej me shumë frikë, shumë turp dhe shumë gjykim. Për këtë arsye, sot duhet të flasim me shumë kujdes. Rrëfimi u takon personave të dhunuar gjatë luftës. Ne jemi këtu për ta thënë qartë se Republika e Kosovës, Republika jonë, u ka borxh njohje, drejtësi dhe kujdes shtetëror”, u shpreh Haxhiu mes tjerash.

Ajo tha gjithashtu se ata që e kryen këtë krim dhe urdhëruan duhet të ndëshkohen nga sistemi jonë i drejtësisë, e që sipas u.d presidentes është bërë shumë pak në këtë drejtim pas përfundimit të luftës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit