Spahiu reagon pas fjalorit të papërshtatshëm që përdori: Kërkojë ndjesë, kam respekt për të gjithë!

Analisti Nexhmedin Spahiu ka kërkuar edhe një herë falje për fjalorin e papërshtatshëm që përdori mbrëmë në emisionin “Politiko” ndaj komuniteteve joshumicë.

Ai ka thënë se nuk e ka pasur për qëllim që ta lëndojë ose ofendojë askënd.

“Më vjen keq nëse dikush është lënduar nga kjo, nuk ka qenë qëllimi me e lëndu askënd, sikur të ishim më komod në debat sigurisht që do i isha shmangë kësaj shprehej”, ka thënë Spahiu.

Tutje, Spahiu ka thënë se të gjithë e njohin si mbrojtës i komuniteteve.

“Në asnjë skutë të mendjes time nuk është që t’i ofendojë pjesëtarët e cilit do komunitet etnik në Kosovë, unë kam respekt për të gjitha komunitetet joshumicë. Të gjithë më njohin si mbrojtës të komuniteteve, jo vetëm të komuniteteve joshumicë mbi bazën e etnisë por edhe mbi bazën e fesë. Unë kam shokë te të gjitha komuniteteve dhe jo vetëm”, tha Spahiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit