Arrestimi i Isni Kilajt, flet djali i tij

Gjatë ditës së sotme është arrestuar sërish nga Gjykata Speciale, ish-Komandanti i UÇK-së dhe ish-Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj.

Kjo u konfirmua nga djali i tij Blendi Kilaj, i cili tha se nuk kanë informacione mbi arsyen e arrestimit.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diqka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë Blendi.

Rikujtojmë se Kilaj ishte arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.

Ai ishte liruar me kusht në mars të këtij viti. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit