Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit pesë të dyshuarve për vrasjen e 1 shtatorit në lagjen “Aktash” në Prishtinë, mes dy grupeve, Capat dhe Sekiraqët.
Korab Gashit, Robert Llumincës, Fatos Abazit, Valdrin Ademit dhe Salih Sekiraqës iu është vazhduar paraburgimi edhe për nga dy muaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A”, ka potencuar ajo.
Gashi ka potencuar se të pandehurve iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muajve, për secilin.








