Ja vendimi i Gjykatës ndaj njërit nga të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

Për shpërthimin në Ibër-Lepenc, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit.

Lajmin e ka konfirmua Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Themelores.

“I pandehuri D.V, dyshohet se ka kryer veprat penale rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike nga neni 122 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, tha ajo.

Ndryshe, në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.

Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit