Njësitë e Policisë së Kosovës kanë vazhduar edhe sot bastisjet nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Lidhur me këto raste, ka reaguar Policia, e cila ka njoftuar për lokacionet ky ka kryer bastisjet dhe për rezultatet që ka arritur:
Njësitë policore gjate aktiviteteve në këtë zonë dhe përreth saj, në një lokacion në fshatin Varagë të Zubin Potokut kanë kryer kontrolle, me ç ‘rast si dëshmi materiale janë sekuestruar,
-Dy armë gjuetie,
-Një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu aktivitet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar,
– 1 pushke gjuetie
– 1 armë forme lapsi kimik
– 278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë
– 3 thika
– 5 emblema
– 1 Shall maskues me kapele
– 1 Audio incizues
– 1 USB
– 1 bateri dore
– 1 këllëf për pistoletë
– 1 rrip brezi taktik
– 1 sprej
– 3 kreher të zbrazet për fishek
– 1 karikator për pistoletë dhe
– 1 radiolidhje me adapter








