Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhku, ka publikuar pamje nga tubimi i sotëm në qytetin e Gjilanit.
Në qytetin ku Degën e LDK-së e udhëheq Lutfi Haziri, Abdixhiku ka thënë se “s’ka forcë, s’ka akt kriminal e s’ka grup terrorist që mund të rrënojë shtyllat e Republikës”.
Kreu i LDK-së ka thënë se Kosova e ka mposhtur një herë Serbinë dhe do ta mund gjithmonë.
“E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithëherë! Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Une besoj ne Republikën e Kosovës!”, tha Abdixhiku.










