Tym e flakë para Kuvendit, protestuesit nuk tërhiqen: Nuk do të ndalemi

Tym e flakë kanë përfshirë zonën para Kuvendit të Kosovës, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar.


Pavarësisht zjarrit dhe tymit, protestuesit nuk janë tërhequr nga sheshi. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në zonën para Kuvendit dhe të brohorasin “UÇK, UÇK!”, duke kërkuar votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në mesin e protestuesve ka folur edhe Çlirim Haziri, i cili ka deklaruar se nuk do të tërhiqen.


Duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti, Haziri tha se përkunder sulmit që iu bë, ata nuk do të tërhiqen.

“Na goditi, na gjujti para fëmijëve tanë, grave tona e nanave tona e iku me bisht ndër shalë. Të na gjuajnë, ne do të vazhdojmë. Nuk do të ndalemi këtu na keni…”, ka thënë Haziri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit