spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Ekskluzive | Një nga të arrestuarit për hedhjen e mjetit shpërthyes në Ibër-Lepenc, person i afërt me Radoiçiqin

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me nofkën “Gandi”, i cili dyshohet për hedhjen e mjetit shpërthyes në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.

“Gandi” është person i afërt me kryeterroristin Millan Radojiçiq.

Ndërkohë, media mëson se i arrestuari i dytë është Dusan Milunoviç, delgat i Listës Serbe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se edhe disa të dyshuar janë arrestuar dhe se janë gjetur prova materiale në lidhje me shpërthimin.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit