Pozhari brengoset për fatin e Kurtit, i thotë të ketë kujdes: Serbia do ta ketë qëllim ta eliminojë

Xhevdet Pozhari, analist me qëndrime të afërta me pushtetin e tanishëm në Kosovë, ka shkruar një status, në të cilin ka shfaqur një brengë rreth sigurisë së kryeministrit Albin Kurti.

Pozhari ka shkruar se pasi “kjo propagandë do të dështojë”, atëhere “Serbia do ta ketë veç një qëllim: Ta eleminojë “shkaktarin kryesor””.

Tutje, ai i ka dhënë një këshillë dashamirëse Kurtit, duke i kërkuar “një kujdes të shtuar…në këtë periudhë”.

“Mua nuk më brengos propaganda kundër tij! Më brengos se ditën që kjo propagandë do të dështojë – siç është duke dështuar, Serbia do ta ketë veç një qëllim: Ta eliminojë “shkaktarin kryesor”.

Një këshillë dashamirëse – mos bjerë nën ndikimet e atyre që thonë gjithçka për ty dhe si rezultat i kësaj të shfaqesh në krye të detyrës në veri. Një kujdes i shtuar është i domosdoshëm në këtë periudhë” – ka shkruar Pozhari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit