Haxhiu: Sa herë që Kurti dhe Sveçla flasin për siguri ndodhin raste terroriste në veri 

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas sulmit që ndodhi mbrëmë në Zubin Potok, ku ai e quan akt terrorist dhe kriminal.

Haxhiu thotë se aktorët e këtij sulmi duhet të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë.

Por sipas tij me kryeministrin Kurti në qeverisje ka rrezik që rasti i Banjskës të përsëritet edhe një herë.

Tutje ai thotë se sa herë që Kurti dhe Sveçla flasin për siguri dhe luftim të kontrabandës, ndodhin raste terroriste në veri.

Postimi i plotë:

Akti terrorist mbrëmë në Zubin Potok është akt terrorist, kriminal.

Akterët e tij duhet të zbulohen dhe marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë.

Por A ka rrezik të na përseritët Banjska me këtë kryeministër në qeverisje?

Po, ka!

Kryeministri duhet të përgjigjet si hyri gjithë ai eksploziv në Veri, a na është thënë se Veriu është i sigurt, se Veriu është i kontrolluar, se nuk ka më kontrabandë, se veriu është bërë vend turistik, se Kurti e ka “çliru” veriun?!

Kujtojmë se sa herë Kurti e Sveqla folin për siguri, luftim të kontrabandës, luftë, municion, ndodhin raste terroriste në veri.

A është rastësi, sa herë Kurtit i bie mbështetja popullore, bie në sondazhe për shkak të dështimit në qeverisje ndodhin incidente në Veri?!

Sot duhet të kërkohet përgjegjësi përse pas aktit terrorist në Banjsk Radojçiqi u leju të largohet nga Kosova këmbë pas këmbe për në Serbi?!

Mbrëmë pas aktit terrorist, Kurti paska zgjedhur të sulmoj mediat dhe të na tregoi se nga kush duhet të informohemi.

Ai veç sa nuk paska thënë informohuni nga Dejona Mihajli, ose nga piunët e saj që abuzojnë me lajme të rreme duke e përdorur AKI-në për qëllimet e tyre në shërbim të agjendës së kësaj qeverie antikombëtare.

Kurti e ka dëshmuar me dhjetra herë se është i gatshëm që tragjeditë njerëzore t’i përdorë për poena politik, por kjo nuk guxon të ndodhë me sovrantitetin dhe fatin e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit